Avionët luftarakë izraelitë godasin 2 shtëpi në Gaza

Nuk jepen informacione nëse kishte të vdekur apo të plagosur në sulmet në të cilat u shkatërruan dy shtëpitë.

Derisa vazhdojnë prej 4 ditësh sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e rrethuar të Gazës, janë shkatërruar edhe 2 shtëpi të tjera të goditura nga avionët luftarakë, transmeton Anadolu.

Sipas dëshmitarëve okularë, avionët luftarakë izraelitë kanë shënjestruar me disa raketa shtëpinë e familjes palestineze “Al-Hashshash” në Rafah të Gazës.

Një shtëpi që i përkiste familjes palestineze “Taha” u shkatërrua në një sulm ajror nga avionët luftarakë izraelitë në kampin e refugjatëve Jibaliya në veri të Gazës.

Nuk u dha asnjë informacion nëse ka pasur viktima apo të plagosur në sulmet që shkatërruan të dyja shtëpitë.

Çfarë ka ndodhur ?

Të martën, më 9 maj, ushtria izraelite nisi një sulm në Gazën e rrethuar, me argumentin se kishte në shënjestër udhëheqësinë e Lëvizjes Xhihadi Islamik.

Nga sulmet izraelite deri më tani kanë humbur jetën 31 palestinezë, 6 fëmijë dhe 3 gra, ndërsa janë plagosur 93 palestinezë, mes tyre 32 fëmijë dhe 17 gra.

Në mesin e të vrarëve në sulmet e Izraelit në Gaza, 5 persona nga stafi i lartë i Xhihadit Islamik janë në mesin e të vrarëve ndërsa grupet palestineze u përgjigjen këtyre sulmeve duke lëshuar qindra raketa dhe predha mortajash nga Gaza drejt Izraelit.

Kategoritë
BotaLajme