Avionët turq shkatërrojnë strehimoret e terroristëve të PKK-së në Irakun verior

Operacioni efektiv dhe gjithëpërfshirës kundër terrorizmit i Forcave të Armatosura Turke kundër grupit terrorist PKK vazhdon me vendosmëri, tha Ministria turke e Mbrojtjes në një deklaratë.

Avionët luftarakë turq shkatërruan dhjetëra objektiva të terroristëve të PKK-së në Irakun verior, konfirmoi sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Operacioni efektiv dhe gjithëpërfshirës kundër terrorizmit i Forcave të Armatosura Turke kundër grupit terrorist PKK vazhdon me vendosmëri, tha ministria në një deklaratë.

Forcat e Armatosura Turke, në koordinim me Organizatën Kombëtare të Inteligjencës, zbuluan objektiva terroriste në rajonin Asos në Irakun verior, theksohet më tej.

Gjithsej 28 objektiva të përdorura nga terroristët e PKK-së si strehimore, depo municionesh, shpella dhe të ashtuquajturat shtabe u shkatërruan në një operacion ajror me pjesëmarrjen e më shumë se 20 avionëve.

Pranisë së organizatës terroriste në rajon iu dha një goditje e rëndë përmes operacionit ajror.

“Forcat e Armatosura Turke do të vazhdojnë luftën e tyre kundër terrorizmit për sigurinë e vendit dhe kombit tonë derisa të neutralizohet terroristi i fundit”, shtohet në deklaratë.

Grupi terrorist PKK shpesh përdor baza në Irakun verior, përtej kufirit jugor të Turqisë, për të komplotuar sulme terroriste në Turqi.

Kategoritë
BotaLajme