Avioni luftarak turk pa pilot ANKA-3 doli në pistë dhe po përgatitet për fluturimin e parë

ANKA-3 i cili ka shumë avantazhe si shpejtësia e lartë, kapaciteti i lartë bartës, shikueshmëria e ulët në radar falë strukturës së “krahut fluturues”, doli në pistë dhe po numëron ditët për fluturimin e tij të parë.

Avioni luftarak turk pa pilot ANKA-3 i cili ka shumë avantazhe si shpejtësia e lartë, kapaciteti i lartë bartës, shikueshmëria e ulët në radar falë strukturës së “krahut fluturues”, doli në pistë dhe po numëron ditët për fluturimin e tij të parë, raporton Anadolu.

I zhvilluar nga Industria Turke Ajrore dhe Hapësinore (TUSAŞ-Turkish Aerospace Industries) si anëtari i tretë i familjes së Mjeteve Ajrore pa Pilot të kompanisë, ANKA-3 është filmuar për herë të parë nga Anadolu (AA).

Drejtori i për Inxhinierinë e Mjeteve Ajrore pa Pilot, Bülent Korkem në një prononcim për AA tha se ANKA-3 është një konfigurim pa bisht dhe se ka avantazhe të ndryshme që kjo siguron.

“Njëra dhe më e rëndësishmja prej tyre është shikueshmëria e ulët në radar. Shikueshmëria e tij ulet shumë për arsye se avioni nuk ka bisht vertikal dhe horizontal. Me disa masa shtesë është e mundur që kjo të rritet, që shikueshmëria të ulet edhe më shumë. Përveç kësaj në këtë konfigurim është e ulët tërheqja. Mund të formojmë më shumë vëllim dhe kapacitet transporti. Për këtë arsye ne kemi dashur t’i përdorim të gjitha avantazhet. Ka pasur planifikim prej një kohe të gjatë. Rreth para një viti krijuam infrastrukturën për të ngritur në fluturim një mjet të tillë ajror sërish pa bisht dhe më të vogël”, tha Korkem.

“Punimet e zhvillimit filluan në shkurt 2022. Aktualisht kemi arritur në pikën e fillimit të testit të daljes në pistë. Ky proces së shpejti do të vazhdojë deri në realizimin e fluturimit të parë. Më pas do të fillojë një proces mbi të cilin bëhet integrimi i sistemeve të misionit dhe përgatitet për përdorim real. Aktualisht, fluturimi i parë është objektivi i parë. Data e fluturimit është shumë afër. Shpresojmë se fluturimin do ta kryejmë në fillim të majit, pa kaluar mesi i muajit maj”, deklaroi Korkem, duke dhënë informacione lidhur me avantazhet e ANKA-3 që burojnë nga dizajni i tij.

Aftësitë në fushën e operacionit

Duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me përdorimin operacional të ANKA-3, Korkem theksoi se avioni ka një kapacitet serioz transportues dhe se ai mund të ngrihet deri në 44 mijë ‘feet’ dhe mund të kryejë detyrë edhe në 40 mijë ‘feet’.

“Shikueshmëria e ulët në radar na ofron mundësinë për kapacitet më të lartë të ngarkesës në distanca të gjata dhe aftësinë për të kryer detyrë (misionin) në shpejtësi të lartë. Për këtë arsye kemi një kapacitet të lartë të ngarkesës. Me sistemet e tjera që do të vendosim mbi të, duke e mbështetur me ngarkesë të dobishme mund ta përdorim me qëllimin për sulm nga ajri në tokë dhe kur të nevojitet nga ajri në ajër. Ne mund ta përdorim atë për luftë elektronike, për të shtypur sistemet e armikut në tokë”, tha ai.

 

“ANKA-3 mund ta përdorim në operacione të përbashkëta me sistemet me drejtim me pilot si Avionin Luftarak Kombëtar, HÜRJET dhe F-16. Po ashtu ka mundësi të përdoret si në ngarkesat e tyre të dobishme ashtu edhe në ngarkesat e tyre të dobishme të përbashkëta me njëra-tjetrën. Për këtë arsye mund të themi se fusha e përdorimit të këtij avioni është shumë e gjerë. Nëse kryejmë shpejt fluturimin e parë, shpresojmë se do të jetë i gatshëm për detyrë (mision) deri në fund të vitit ose në fillim të vitit të kaluar”, tha Korkem duke shpjeguar se avioni do të arrijë shpejtësi të larta të tilla si 0.7 mach.

Armët e ANKA-3

Në lidhje me pyetjen për aftësinë sulmuese të ANKA-3, Korkem tha se në avion do të ketë 7 stacione armësh, përfshirë qendrën në trupin e tij, dy të brendshme si dhe nga dy në krahët e tij. Ai tërhoqi vëmendjen se stacionet e armëve kanë kapacitete të ndryshme.

“Aftësitë e stacioneve të brendshme në trupin e tij do të jenë të mëdha. Pra, aty kemi një vëllim serioz që ka sjellë ky konfigurim. Ndodhemi në situatën ku ky sistem mund të transportojë të gjitha municionet që janë zhvilluar deri më tani në Türkiye. Stacioni i brendshëm i armatimit mund të bartë nga një prej armëve të klasit Mark 83 ose mund të vendosen shumë armë më të vogla sipas vëllimeve të tyre. Në dy stacionet e para të mëdha nën krahët e tij mund të transportohen SOM-J. Për këtë arsye kemi një gamë të gjerë për transportimin e armëve”, tha Korkem.

Korkem potencoi se ANKA-3 është një projekt krenarie. “Është një projekt shumë krenar në pikëpamjen tonë. Kemi realizuar dhe vazhdojmë të bëjmë çdo punë në kufirin e teknologjisë. Me një fluturim të parë të suksesshëm dhe me integrimin e sistemeve të misionit që do kryejmë në vazhdim shpresojmë t’i shtojmë vendit tonë një produkt të mirë”, tha ai.

Së shpejti vjen “Süper Şimşek” (Super Vetëtima)

Korkem dha informacion edhe për versionin e ri të avionit objektiv me shpejtësi të lartë “Şimşek” i cili është pozicionuar nën krahët e ANKA-3. Platforma e paraqitur është si “Vëllai i madh i Şimşek”, tha Korkem i cili shtoi se produktit të ri i kanë vendosur emrin “Süper Şimşek” (Super Vetëtima).

Ai thotë se “Süper Şimşek” do të jetë kryesisht avion objektiv që do ta ndjekin versionet me objektiv të rremë dhe municione sulmuese.

Korkem tha se në versionet me municion do të përdorin koka kërkuesish të llojeve të ndryshme. “Për këtë arsye ‘Süper Şimşek’ do të mund të kryejë misione të sulmit tokë-ajër dhe ajër-ajër dhe me vendosjen e sistemeve të luftës elektronike në përfshirjen e kapacitetit të tij mund të realizojë misione si identifikimin e sistemeve të armikut në tokë dhe për të shtypur këto. Ne do ta përdorim këtë mjet ajror në një gamë të gjerë i cili mund të arrijë deri në raketën lundruese në një prej versioneve më të fundit të tij. Presim një distancë mbi 700 kilometra”, tha ai.

Kategoritë
BotaLajme