Avioni që u nis për Prishtinë kthehet në Shtutgart, pati probleme teknike

Fluturimi Shtutgart – Prishtinë është anuluar. Gazeta Express mëson se avioni që ishte nisur për në Prishtinë është kthyer mbrapsht për shkak të problemeve teknike.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, e ka konfirmuar për Gazetën Express se fluturimi është anuluar, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Insajderi, ndërkaq, raporton se pasagjerët kanë pasur probleme me frymëmarrje dhe disa  ishin alivanosur.

Fluturimi ka pasur të arrijë në Prishtinë, sot në orën 17:00.

Kategoritë
LajmeVendi