Një “Airbus A-321” i kompanisë “Ural Airlines” që udhëtonte për në Yekaterinburg, Rusi, me 236 pasagjerë në bord, duhej të kthehej në aeroportin në Sharm el-Sheikh, tha Ministria e Aviacionit Civil e Egjiptit
Një aeroplan rus pasagjerësh të premten u detyrua të bënte ulje emergjente në Egjipt menjëherë pas ngritjes për shkak të një mosfunksionimi teknik, transmeton Anadolu.
Një “Airbus A-321” i kompanisë “Ural Airlines” që udhëtonte për në Yekaterinburg, Rusi, me 236 pasagjerë në bord, duhej të kthehej në aeroportin në Sharm el-Sheikh, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Aviacionit Civil të Egjiptit.
Deklarata tha se pasi një problem teknik u shfaq në një nga motorët vetëm dhjetë minuta pas ngritjes, piloti “kërkoi menjëherë leje uljeje emergjente nga kontrolli i trafikut ajror”.
Në deklaratë shtohet se pasi avioni u ul në mënyrë të sigurt, “të gjithë pasagjerët u transferuan në mënyrë të sigurt në terminalin ndërkombëtar”.
Po ashtu thuhet se ekipet e ekspertëve kanë filluar hetimin e shkakut të mosfunksionimit dhe kanë nisur riparimet e nevojshme.