Avioni turk luftarak pa pilot “Bayraktar Kızılelma” ekspozohet në festivalin e aviacionit dhe hapësirës

Në TEKNOFEST KARADENİZ i cili ka filluar të presë vizitorë që në orët e para të mëngjesit, është ekspozuar avioni luftarak pa pilot i cili është zhvilluar me mundësi vendase dhe kombëtare.

Avioni turk luftarak pa pilot “Bayraktar Kızılelma” projektimi dhe zhvillimi i të cilit u përfundua nga kompania Baykar Teknoloji (Baykar Technology) ekspozohet për herë të parë në TEKNOFEST KARADENİZ, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në qytetin Samsun të Türkiye-s kanë filluar garat finale të TEKNOFEST KARADENİZ, festivalit më të madh në botë të aviacionit dhe hapësirës.

Në TEKNOFEST KARADENİZ i cili ka filluar të presë vizitorë që në orët e para të mëngjesit, është ekspozuar avioni luftarak pa pilot i cili është zhvilluar me mundësi vendase dhe kombëtare.

Bëhet e ditur se një intensitet u krijua nga vizitorët që dëshirojnë të shikojnë nga afër avionin Bayraktar Kızılelma.

Kategoritë
BotaLajme