Avni Mazrreku sqaron se nuk është ai personi që u arrestua për drogë

Avni Mazrreku nga Kolgji ISPE ka deklaruar se nuk është arrestuar për drogë.

Ai këtë deklaratë e ka bërë pas raportimeve se një person me emrin Avni Mazreku është arrestuar, pasi policia ka zbuluar dy parcela të mbjella me Canabis Sativa në Malishevë.

“Po më shkruajnë plot njerëz në rrjetet sociale duke u interesuar për mua. Unë nuk jam personi që paska emrin e njëjtë e qenka arrestuar për drogë”, ka shkruar Mazrreku.

Kategoritë
LajmeVendi