Mbrojtja e krerëve të UÇK-së njoftoi se do të dorëzojnë mocion për rrëzimin e disa ose të gjitha pikave të aktakuzës.
Kjo u bë e ditur në faqen e Speciales në Hagë.
“Më 16 prill 2025, të gjitha ekipet e Mbrojtjes e informuan Trupin Gjykues për synimin e tyre për të dorëzuar mocione për rrëzimin e disa, apo të gjitha akuzave në aktakuzë, në përputhje me Rregullën 130 të Rregullores. Përveç kësaj, ekipet e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se do ta informojnë Trupin Gjykues nëse synojnë të paraqesin çështjet e tyre pas vendimit lidhur me mocionet sipas Rregullës 130”, thuhet në njoftim.