Avokati: Gjendja e familjes së Marigona Osmanit është e keqe, fëmijët e tjerë nuk po munden të pajtohen assesi

Gazmend Rexhepi, avokati i familjes së Marigona Osmanit ka thënë se familja e së ndjerës e kanë gjendjen e keqe, e që sipas tij, secilën herë gjendja e tyre po rëndohet.

Rexhepi  në emisionin ‘Frontal’ në T7 ka thënë fëmijët e tjerë të familjes Osmani nuk janë duke u pajtuar assesi me krejt çka ka ndodh me motrën e tyre.

“Kam komunikim pothuajse cdo ditë me familjen e tyre. Gjendjen e kanë të keqe, vetëm po iu rëndohet gjendja. Marigona ka qenë fëmija më i madh, dhe fëmijët e tjerë më të vegjël, në bazë të deklarimeve të prindërve ata nuk po pajtohen assesi. Ju ka krijuar një frikë atyre. Pasojat janë shumë rënduese për familjen”, tha Rexhepi.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu që nga gushti i vitit të kaluar ndodhen në paraburgim si të dyshuar për vrasjen e vajzës 18 vjeçe, Marigona Osmani nga Ferizaj. Ndërkohë, Krivaqës i është shtuar edhe vepra penale “dhunimi” dhe Sejdiut ndihmë në kryerjen e dhunimit.

Kategoritë
Lajme