Avokati kosovar: Hajredin Kuçi është i lirë, bastisja në shtëpinë e tij nga Specialja e kundërligjshme

Avokati kosovar, Emrush Kastrati, në një intervistë në FRONTAL të T7 e ka cilësuar si të kundërligjshme bastisjen e shtëpisë së Hajredin Kuçit, meqë ish-ministri i Drejtësisë është avokat i licencuar nga Haga dhe ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit.

Kastrati në këtë intervistë ka thënë se pas bastisjes që ka ndodhur në shtëpinë e Kuçit, ky i fundit është i lirë dhe s’është ndërmarrë asnjë masë ndaj tij.

“S’guxon të bastiset shtëpia e avokatit që është avokat i klientit të tij. Unë kam informacione, sot jamë dëgjuar në mëngjes, në mënyrë indirekte përmes miqve të z. Kuçi, ai është i lirë dhe s’ka pasoja juridike tani për tani”, ka thënë avokati kosovar.

Kategoritë
LajmeVendi