Azerbajxhani do të hap ambasadë në Shqipëri

Sipas pikës së miratuar, Azerbajxhani do të hap ambasada në Shqipëri, Kenia dhe Izrael, ndërsa në Palestinë do të hap zyrë përfaqësuese.

Azerbajxhani ka vendosur që të hap ambasada, ndër të tjera vende, edhe në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Asambleja e Përgjithshme e Kuvendit Kombëtar të Azerbajxhanit ka diskutuar çështjen për misionet e reja diplomatike të vendit.

Sipas pikës së miratuar, Azerbajxhani do të hap ambasada në Shqipëri, Kenia dhe Izrael, ndërsa në Palestinë do të hap zyrë përfaqësuese.

Ambasada në Shqipëri do të jetë në kryeqytetin Tiranë, në Kenia në kryeqytetin Nairobi, në Izrael në kryeqytetin Tel Aviv, ndërsa zyra përfaqësuese e Azerbajxhanit në Palestinë do të hapet në qytetin Ramallah.

– Izraeli i kënaqur me vendimin e Azerbajxhanit për të hapur ambasadën në Tel Aviv

Izraeli, nga ana e saj, mirëpriti vendimin e Kuvendit Kombëtar të Azerbajxhanit për të hapur ambasadë në Tel Aviv.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit vendimi i Azerbajxhanit për të hapur ambasadë në Izrael është cilësuar si “historike”.

“Kjo do të jetë ambasada e parë në Izrael e një vendi me shumicë dhe qeveri shiite”, tha ministria izraelite.

Po ashtu edhe kryeministri izraelit, Yair Lapid, thuhet në njoftimin e ministrisë izraelite, e ka mirëpritur vendimin e Azerbajxhanit për hapjen e një ambasade në Izrael.

“Azerbajxhani është një partner i rëndësishëm i Izraelit dhe është një vend ku jeton një nga komunitetet më të mëdha hebraike në botën muslimane”, tha Lapid, duke shtuar se vendimi për hapjen e ambasadës pasqyron “thellësinë e marrëdhënieve midis vendeve tona”.

“Ky hap është rezultat i përpjekjeve të qeverisë së Izraelit për të ndërtuar ura të forta diplomatike me botën islame”, theksoi ai.

Kryeministri i Izraelit gjithashtu e falënderoi presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, për vendimin dhe e përgëzoi “popullin e Azerbajxhanit që do të përfaqësohet për herë të parë në shtetin e Izraelit”.

Kategoritë
LajmeRajoni