Azerbajxhani kryen stërvitje ushtarake me dronët turq

Stërvitja, e cila ka përfshirë fluturime stërvitore me zjarr të drejtpërdrejtë, ka synyar të përmirësojë aftësitë luftarake të Forcave Ajrore të Azerbajxhanit

Forcat Ajrore të Azerbajxhanit kryen një stërvitje ushtarake me dronët Bayraktar, mjetet ajrore pa pilot (UAV) më të fundit të Turqisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stërvitja, e cila ka përfshirë fluturime stërvitore me zjarr të drejtpërdrejtë, ka synyar të përmirësojë aftësitë luftarake të Forcave Ajrore të Azerbajxhanit.

“Gjatë fluturimeve stërvitore me zjarr të vërtetë, u krye zbulim ajror në bashkëpunim me njësi të llojeve të tjera të trupave dhe u përcaktuan koordinatat e objektivave të armikut imagjinar në tokë”, tha ministria në një deklaratë.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit publikoi gjithashtu video të stërvitjes.

Kategoritë
BotaLajme