Babai i Haaland zbulon ofertat e klubeve për djalin e tij

Babai i Erling Haaland, Alfie Haaland ka folur në lidhje me mundësitë e transferimit të djalit të tij.

Sulmuesi norvegjez ishte kryefjala e afatit kalimtar të verës, pasi shumë ekipe e kërkuan.

Gjigantët e mëdha evropianë kërkuan shërbimet e tij, kurse ai në fund zgjodhi kampionin e Anglisë, Man Cityn.

Së fundmi ‘The Times’, kanë nxjerrë deklaratat e babait të lojtarit, ku dalin në pah detajet në lidhje se cilat ekipe e kanë kërkuar vërtet transferimin e norvegjezit.

“Në listën tonë mendoj se Manchester City ishte skuadra më e mirë. Bayern Munich numri dy. Ne kemi Real Madridin si numrin tre, Paris Saint-Germainin numrin katër…”, shpjegoi Alfie.

“Ne gjithashtu kishim oferta nga klube të tjera të Anglisë, Chelsea dhe Liverpooli, ishte gjithashtu dhe Barcelona”, përfundoi ai.

Haaland po kalon në një periudhë fenomenale te gjiganti anglezë, pasi në nëntë ndeshje ka 14 gola dhe një asistim.

Kategoritë
Sport