Bajrami i reagon Kurtit: Po tallet me qytetarët – vajzën e vetë e rritë në Oslo

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas deklaratës së kryeministrin Albin Kurti, në një tubim dje në Hajvali, ku tha: “Po më thërrisni “Albin baba” sepse po doni të mi jepni fëmijët me ua rrit unë”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bajrami thotë se Kurti, i cili ka familjen në Norvegji, po tallet me qytetarët e Kosovës.

“Kush e thotë këtë, kryeministri në largim, i cili familjen,  përkatësisht vajzën e tij, e ka larg Kosovës, në Oslo, Norvegji, duke u rritë, edukuar e shkolluar atje”, thotë Bajrami.

Më tutje, deputetja i ka bërë thirrje Kurtit që ta sjellë familjen e tij nga Norvegjia në Kosovë dhe të përballet me realitetin e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë e kulturës”.

“Kryeministri në largim, që ka familjen në Norvegji, tallet me prindërit që sfidohen çdo ditë në Kosovë Duke u tallur sot me qytetarët e Kosovës, Albin Kurti tha se po e quajnë “Albin Baba” sepse prindërit kanë ndërmend t’ia sjellin fëmijët për t’ua rritur! Kush e thotë këtë?  E thotë kryeministri në largim, i cili familjen, përkatësisht vajzën e tij, e ka larg Republikës së Kosovës – në Oslo, Norvegji, duke u rritë, eduku e shkollu atje. I bëj thirrje kryeministrit në largim që ta sjellë familjen e tij nga Norvegjia në Kosovë dhe të përballet me realitetin e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, kulturës – pra, me jetën në Kosovë”, ka shkruar Bajrami,

Kategoritë
LajmeVendi