Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se u shkel rregullorja e Kuvendit gjatë procesit të votimit dhe kritikoi VV-në për moskonsultim me partitë e tjera, raporton Ekonomia Online.
Ajo theksoi se nuk do ta votojnë as Albulena Haxhiun dhe as ndonjë kandidat tjetër pa një marrëveshje politike, duke i kërkuar partisë fituese të dialogojë me opozitën.
“Në Kuvend sapo u konstatua se u shkel edhe një herë rregullorja e Kuvendit për faktin që ishim në një proces të votimit. VV-ja do të ishte dashur të procedojë me emër. Paralelja që e tha Konjufca që janë dy gjëra të njëjta nuk është aspak e saktë, sepse kryetari i Kuvendit përfaqëson Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kërkesa për kohë shtesë për 48 orë të tjera dhe në të njëjtën kohë insistoi që është e drejtë e tyre për propozimin dhe kërkohet nga deputetët, sipas vullnetit të VV-së dhe jo si vullnetit tonë. Duhet të dëgjohen palët. Sikur këta të ishin të interesuar për marrëveshje politike do të uleshin dhe të zgjedhnim një kandidat të pranuar. Ne nuk kemi votë në dy rastet, as për zonjën Haxhiu, as për ndonjë kandidat tjetër. Përgjegjësia është e partisë fituese, duhet të bisedojnë me partitë politike.”, ka thënë Bajrami.