BALLAFQIMI I MALIT TË ZI DHE SERBISË PËR KISHËN

Nga Bayram POMAK

Mali i zi me 600000 banorë është shteti me më së paku banorë në Ballkan. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë nga shteti Serbi-Mali i zi u largua përmes referendumit të organizuar. Ky vend nuk u prek nga dëmi i luftërave që ndodhën në Jugosllavi në vitet e 90-ta. Përkundër faktit se ishte shtet i vogël dhe me pak popullatë, në këtë vend jetojnë etni të ndryshme. 45% malazez, 28.7% serbë, 8.7% boshnjakë, 4.9% shqiptarë dhe pakica tjera të vogla. Shikuar nga aspekti fetarë, 72.1 % ortodoks, 19.1% muslimanë dhe 3.4% katolikë.

Gjatë 5 Shtatorit të kaluar, Mali i zi në mediat ndërkombëtare u aktualizua përmes protestave dhe trazirave. Arsyeja e kësaj ishte kalimi në fron në Mal të zi i Metropolitit të ri të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije. Pasi që Mali i zi e shpalli pavarësinë, e shpalli edhe kishën e vet shtetërore të Malit të zi, sikurse çdo shtet tjetër ortodoks. Ky debat dhe ky problem nuk është problem i sotëm, por historik. Pas bashkimit të Malit të zi në Mbretërinë serbe në vitin 1920, kisha aktivitetet e saj i vazhdoi si Kishë ortodokse serbe. Për këtë arsye mes serbve dhe malazezëve ekzistojnë debate të thella të identitetit. Serbët nuk e pranojnë se ekziston në thelb një popull që njihet si malazez. Madje pretendojnë se malazezët janë serb dhe se nuk ka dallim në thelb. Kurse malazezët e kundërshtojnë këtë ashpër dhe se për nga struktura etnike janë shumë të ndryshëm prej serbve.

Në të vërtetë ngjarjet që ndodhën më 5 Shtator në Cetinje që është kryeqyteti shpirtëror i Malit të zi, nuk janë të tilla që ndohën për herë të parë. Më parë gjatë kalimit në fron në vitin 1992 tëMetropolitit Afilohije, pati trazira dhe sigurinë e cremonisë e kishte marrë kriminlei i njohur i luftës Zelko Raznatoviç/Arkani. Në vitin 1993 Malazezët e shpallën Kishën ortodokse malazeze. Veçse shumica e kishës vazhdon të mbetet nën kontrollin e Kishës ortodokse serbe. Kur shkuan në Cetinje dhe u takuam me Metropolitin e Kishës ortodokse malazeze për një intervistë, e pamë se cili ishte dallimi mes tyre. Aty e pamë se derisa Kisha ortodokse serbe ishte në qendër, Kisha ortodokse malazeze ishte në një shtëpi modeste.Gjatë festave fetare ortodoksët mbajnë meshë në që të dy kishat. Veçse derisa mbahen meshat, policia merr masa të jashtëzakonshme sigurie. Cetinje është qytet i përbërë prej 16000 banorëve dhe i vendosur pranë kryeqytetit Podgoricë. Shumica e qytetarëve janë malazezë, veçse përkundër faktit se janë ekstremisht kundër Kishës ortodokse serbe, kisha vazhdon t’i realizojë aktivitetet e saj në atë vend.

Kur u tha se në Cetinje do të mbahet ceremonia e kalimit në fron të Metropolit Joanokije, duke u nisur nga Presidenti Xhukanoviq dhe Asamblea komunale e Cetinjes, të gjithë e kundërshtuan këtë dhe e bënë me dije se ky është provokim. Veçse kisha e cila nuk hodhi hap mbrapa prej kësaj, deklaroi se ceremonia do të realizohet në Ctinje, ashtu si ishte planifikuar. Pas kësaj u ngritën tensionet dhe u ngritën barikada nëpër rrugë. Më 5 Shtator 2021 Metropoliti Joanikije me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me masa të larta sigurie u soll në manastir me helikopter.Derisa në njërën anë presidenti bëri thirrje për anulim të ceremonisë, qeveria e ndihmonte kishën. Në Mal të zi, gjatë zgjedhje të fundit, opozita që e kundërshtonte Xhukanoviqin bëri koalicion dhe e themeloi qeverinë. Zdravko Krivokapiq i cili u bë kryeministër, është serb dhe e mban anën e Serbisë. Kur u themelua qeveria, Serbët dhe kisha thuajse shpërfaqën fuqi dhe duke kënduar marshe çetnike nëpër rrugë, u përpoqën t’i frikësonin edhe muslimanët. Paradoksi është që themelimin e kësaj qeverie e përkrahu edhe lideri i lëvizjes popullore, shqipëtari Dritan Abazoviç. Në parlamentin me 81 ulëse, qeveria pro-serbe u ngrit me 42 vota.

Pas ceremonisë së tensionuar të fronit, Presidenti Xhukanoviq drejtoi kritika të ashpra ndaj qeverisë. Ky i fundit tha se u dëshmua që kjo qeveri nuk është e Malitt të zi. Qeveria është në shërbim të kishës dhe i shërben projektit të “Serbisë së madhe!” Qeveria duhet të bie sa më parë dhe se Mali i zi duhet të shpëtojë nga këta.

Njëri ndër aspektet e kësaj çështjeje është ai ndërkombëtar. Mali i zi është shtet i NATO-së që ka dalje në Detin Adriatik. Pasi që NATO e anëtarësoi Malin e zi, të gjitha brigjet e Detit Mesdhe dhe Adriatik i futi nën ombrellën e saj. Derisa para anëtarësimit në NATO, në Mal të zi ishin prezente investimet e mëdha ruse, pas këtij hapi, ndikimi Rus u pakësua seriozisht. Rusia gjatë Krizës siriane të vitit 2013 u përpoq t’i përdor disa brigje të Malit të zi, por s’ia doli mbanë. NATO e theu serizisht ndikimin rus në Mal të zi. Veçse Rusia i vazhdon angazhimet e saj për destabilizim në Ballkan përmes Serbve të Malit të zi dhe Serbisë. Në kuadër të kësaj gjatë natës kur Xhukanoviq u zgjodh President në vitin 2018, një grup i përbërë nga serbët u arrestuan derisa tentonin t’i bënin atentat. Derisa të arrestuarit gjykohen ende, lidhjet që dolën në pah gjatë gjykimit shpienin drejt Serbisë dhe Rusisë.

Ato që ndodhën më 5 Shtator, bënë që shikimi i BE-së dhe Ballkanit të kthehet drejtë Malit të zi. E pamë se si për një çast mund të destabilizohet shteti më stabil i rajonit. Duket qartë se kjo ngjarje e ka dimensionin e saj identitar, politik dhe ndërkombëtarë. Serbët në Mal të zi duan ta ruajnë fuqinë e kishës dhe për këtë janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë. Për serbët kisha është institucion shumë strategjik dhe është prej më të rëndësishmëve që ta vazhdojnë ndikimin e tyre në Mal të zi. Një frikë tjetër e serbve është që në rast të humbjes së qendrës së kishës në Mal të zi, skenari i njëjtë mund të ndodh edhe në Kosovë. Mali i zi e nxorri një ligj në të cilin tha se çdo kishë pronësinë e saj duhet ta dëshmojë me anë të listës poseduese. Kishat që nuk kanë lista poseduese, do t’i merr shteti. Kjo është për t’u diskutuar se sa ka mundësi që Mali i zi ta zbatojë këtë, veçse serbët janë të shqetësuar edhe me vet ekzistencën e ligjit. Shikuar nga ky aspekt, njëra ndër rrugët e vazhdimit të ndikimit rus në Mal të zi, është shkaktimi i trazirave. Zhvillimet në Mal të zi për Ballkanin janë shumë të rëndësishme, sepse në këtë shtet vërehen përpjekje për zbatim të skenarit të Ukrainës. Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, për ta sqaruar seriozitetin e ndodhive tha: “Në Ballkan ngjajnë ndodhi të rëndësishme. Njerëzit veprojnë si të mos ketë ndodhur lufta dhe sikur t’i kenë harruar vitet e 90-ta.”

 


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina