Ballkani del me deklaratë zyrtare për të ardhmen e Ilir Dajës

Pasi arriti ta fitonte për herë të tretë radhazi titullin e Superligës, dhe fitoi edhe Kupën e Kosovës me Ballkanin, ishin shtuar zërat për të ardhmen e trajnerit Ilir Daja.

Klubi nga Suhareka, përmes një komunikate në Facebook. ka sqaruar opinionin dhe tifozët se tekniku shqiptar do të jetë pjesë e tyre edhe për dy vite, ashtu siq kishin njoftuar në muajin shkurt, kur vazhduan kontratën deri në vitin 2026, shkruan IndeksOnline.Postimi i plotë:

Të dashur tifozë

Ashtu siç kemi bërë të ditur në fund të muajit shkurt, profesor Ilir Daja do të jetë pjesë e jona, së paku edhe për dy vjet. Të gjitha planet e klubit për këtë periudhë kohore, lidhen me projektin e përbashkët me trajnerin tonë. Çdo formë tjetër që po merr jehonë në media, mbetet thjeshtë spekulim, me qëllime dashakeqe ndaj klubit.Na priftë e mbara

Kategoritë
LajmeSport