Me humbjen e sotme në finale të Kupës së Kosovës në futboll, Prishtina humbet gjasat për paraqitje në garat evropiane.
Ballkani triumfoi në finale pas ekzekutimit të penalltive, duke lënë Prishtinën jashtë Evropës,
E në vend të saj tani në Evropë do të paraqitet Malisheva si e katërta në tabelë për herë të parë në histori të klubit.
Ballkani tani do të paraqitet në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve
Llapi, si vendi i dytë (nëse mbetet deri në fund të sezonit) shkon në kualifikime për Ligën e Evropës.
Drita, si vendi i tretë (nëse mbetet deri në fund të sezonit) shkon në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Kurse, Malisheva garon në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.