Ballkani i Hapur, Vuçiç: Jemi me njerëzit me të cilët ndajmë bukën, i kuptojmë dallimet me Shqipërinë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u shpreh se Shqipëria dhe Serbia kanë marrëdhënie shumë të mira dhe se dy vendet kuptojnë dallimet e tyre, duke iu referuar kështu çështjes së njohjes së Kosovës nga Beogradi.

Vuçiç tha gjithashtu se dëshiron që nismës së Ballkanit të Hapur t’i bashkohen sa më shumë vende. Ai theksoi se detyra e Ballkanit të Hapur është që vendet të bashkëpunojnë sa më shumë njëri-tjetrin.

“Kam një pyetje për miqtë nga Shqipëria kur 7 vite më parë që unë erdha në Tiranë. Ne thamë që i kuptojmë dallimet tona. A nuk është gjë e mirë që ne kemi marrëdhënie të mira bashkë. Duhen parë gjërat e mira. Objektivat tona të jenë paqja, jo më the të thashë. Sa vjet kanë pritur Shqipëria dhe MV për të çelur negociatat, a e kundërshtoi Serbia këtë? Ne jemi ata që jemi. Edhe pse jemi më pranë anëtarësimit në BE sesa Shqipëria dhe MV. Jemi me njerëzit me të cilin ndajmë bukën, që i ndihmojmë. Detyra jonë është që të punojmë”, tha presidenti serb.

Kategoritë
LajmeRajoni