“Ballkani, pjellor në konflikte”, Rama: Lufta rrezik real! Të debatojmë, të shkëmbejmë, por jo të luftojmë

Në konferencë me Presidentin e Ukrainës, kryeminisri Rama u shpreh se agresioni rus në Ukrainë, është një rrezik real për Ballkanin.

“Isha shumë i privelegjuar që kam folur e diskutuar me Presidentin rreth kësaj gjëje. I thash dicka që për mua është përgjigjja më e qartë e shkurtër dhe e saktë, për faktin se ku mund të shkojë bota nëse ndjekim logjikën e Putin. Kjo është perandoria mongoleze, Rusia është brenda saj. Ai që e publikoi këtë erdhi pas intervistës së Putin por ju garanatoj se mongolezët janë paqësor.

Tani merreni me mend sikur të gjithë ti shohin marrëdhëniet, mbështetur në harta, do ishte një luftë që nuk do merrte fund kurrë. Ajo që më shqetëson është se jo të gjithë e kuptoj se lufta e putin është një sulm kundër bashkësisë së vendeve demokratike. Është sfida më e hapur e pamëshirshme ndaj vete ekzistencës së BE. Nëse kjo logjika e ndezjes së një lufte, bazuar në lavditë e kohëve të shkuara, ne nuk do të jetojmë më në botën që njohim, por do jetojmë në një botë ku më i fuqishmi do vendosë e të drejtat do minohen. Ka shumë mësime që mund të nxjerrim nga historia jonë në ballkan por ajo që ndodh në ukrainë është tjetër.

Nuk duhet të biem pre e relativizimit të këtij konflikti, gjithcka tjetër është corientuese në mënyrë të rrezikshme. Nuk jemi rajon pa probleme, nuk jemi një rajon ku nëse do të ndezës një luftë e ke të vështirë të gjesh harta, jetojmë në një terren pjellor ku është derdhur shumë gjak. Por duhet të vijojmë të punojmë së bashku në mënyrë të tillë që të bashkëpunojmë për cfarë është interes I përbashkët,.

Na duhet të forcojmë ekonominë tonë, sa më fuqi do përftojmë aq më pak do jemi të rrezikuar. Kjo është shume e qartë. Edhe një herë, po ka një rrezik të qartë e real për ballkanin për shkak të agresionit rus. Duhet ta shohin si një fakt që ajo që po ndodh në Ukrainë mund të përsëritet, duke vënë në pikëpyetje themelet e rendit botëror. Kështu që, shpresojmë të ecim para sëbashku. Në fund dua të them se e shoh Ukrainën, si një vlerë e shtuar, vjen në këtë lidhje me shumë plagë që vijojnë të jenë të hapura. Dhe me një dhimbje që do jetë me vlerë për ne, do na kujtojë se lufta nuk është dicka që e shohim në televizor, është po kaq pranë sa jemi ne këtu. Nuk duhet të luajmë me zjarrin, duhet të ruajmë një qëndrim e mendim të qartë, nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën, ka të bëjë me ne.” u shpreh Rama.

Kategoritë
LajmeRajoni