Ballkani shpreson të ndahet me pikë nga ndeshja me Sivasspor-in

Trajneri Ilir Daja dhe futbollisti Albion Rrahmani u paraqitën në një konferencë për shtyp në stadiumin Sivas 4 Eylül ku nesër do të luhet ndeshja.

Ekipi kosovar i futbollit Ballkani, i cili do të jetë mysafir i Demir Grup Sivasspor-it në ndeshjen e javës së tretë të Grupit G të Ligës së Konferencës së UEFA-s, shpreson të largohet nga Türkiye me rezultat pozitiv, raporton Anadolu Agency (AA).

Trajneri Ilir Daja dhe futbollisti Albion Rrahmani u paraqitën në një konferencë për shtyp në stadiumin Sivas 4 Eylül ku nesër do të luhet ndeshja.

Në fjalën e tij, Daja përshëndeti të pranishmit në gjuhën turke me “Merhaba Sivas” dhe “Mirëmbrëma Turqi (Türkiye)”.

Ai tha se ekipi i tij përveç që është i ri në moshë, është edhe hera e parë që merr pjesë në Ligën e Konferencës, ndërsa tha se Sivasspor-i tashmë ka përvojë në kupat evropiane.

“Ndoshta do të kemi ndeshjen ku nesër eksperienca e lojtarëve do të përballet me freskinë ose me energjinë e lojtarëve të rinj që kemi ne”, tha Daja.

Ai e konsideroi si të vështirë ndeshjen e nesërme përkundër ecurisë jo të mirë të Sivvaspor-it në ligën turke, duke thënë se lojtarët kanë motivim tjetër në ndeshjet e këtilla.

Ndërkaq, futbollisti Rrahmani tha se është kënaqësi pjesëmarrja në këtë kompeticion.

Ai u shpreh tha Sivasspori ka ekip të mirë, por tha se do të japin maksimumin dhe do të përpiqen të mos shkojnë në Kosovë pa pikë.

Ballkani i Kosovës do të luajë kundër ekipit turk Demir Grup Sivasspor në Türkiye nesër në ora 18:45. Ndërkaq, ndeshja kthyese në Kosovë do të luhet një javë më vonë, më 13 tetor.

Nga dy ndeshje të zhvilluara deri më tani në Ligën e Konferencës, në Grupin G kryesojnë Slavia Praga dhe Sivasspor-i dhe me nga 4 pikë, ndërsa në vendin e tretë dhe të katërt gjenden Ballkani dhe CFR Cluj-i me nga 1 pikë.

Kategoritë
Sport