Ballkani transferon mesfushorin kosovar që ka luajtur në Zvicër dhe Spanjë

Ballkani nuk po ndalet në tregun e transferimeve.

Kampioni i trefishtë, ka zyrtarizuar mesfushorin kosovar Eris Abedini.

25-vjeçari ka një karrierë të bujshme, ku ka luajtur në disa skuadra zvicerane dhe në Granada të Spanjës.

Abedini sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Xamax, derisa ka veshur fanellat edhe të Winterthur, Will, Lugano e Chiasso.

Ai po ashtu ka luajtur edhe për Përfaqësuesen A të Kosovës, derisa është paraqitur me grupmoshat e reja të Zvicrës, U-20 dhe U19.

Kategoritë
Sport