Ballkani u eliminua dje, por fitoi një yll të ri – Engjëll Ajazaj shkëlqeu në “Zahir Pajaziti”

Skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani u eliminua nga playoffi i Champions League, pasi u mposht nga Santa Coloma pas penalltive.

Një gjë pozitive në këtë ndeshje ishte futbollisti, Engjëll Ajazaj, shkruan Indeksonline

19-vjeçari zëvendësoi Ismajgecin në pjesën e dytë të takimit, duke ngjallur lojën e klubit nga Suhareka.

Ajazaj u zgjodh nga Ilir Daja për të goditur penalltinë dhe ishte shumë i saktë, duke treguar potencial të jashtëzakonshëm edhe pse në moshë të re.

Kujtojmë se edicionin e fundit, Ajazaj ishte pjesë e Lirisë U21, ku kishte paraqitje tepër të mira nën drejtimin e Robert Gjerajt.

Vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt” është vetëm 10 mijë euro, por që në të ardhmen pritet të rritet më shumë.

Kategoritë
LajmeSport