Ban Ki Moon i tregon Kurtit për zhvillimet në OKB kur u pavarësua Kosova

Zyra për Media e kryeministrisë ka njoftuar për vizitën e numrit një të ekzekutivit, Albin Kurti në Korenë e Jugut. Atje Kurti bashkë me ambasadorin Sabri Kicmari dhe zëvëndësministren Liza Gashi kanë takuar ish-Sekretarin e OKB-së, Ban Ki-moon.

Në këtë takim është folur për rolin që Ki-moon kishte pasur në procesin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, derisa siç njofotn ZKM, Kurti e ka njoftuar diplomatin Korean për arritjet dhe zhvillimet në Kosovë që nga ajo kohë, e “veçanërisht së fundmi”

Ai tha se në dy vitet e fundit Kosova ka shënuar zhvillim ekonomik dhe progres demokratik, që është njohur dhe vlerësuar edhe nga raportet e organizatave kredibile ndërkombëtare. Më tutje kryeministri Kurti e ka njoftuar ish Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për procesin e integrimit të Kosovës në BE, kalimin me sukses të hapit të parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, dhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka thënë se iu gëzohet zhvillimeve pozitive në Kosovë dhe është i interesuar që në një moment të volitshëm të vizitojë rajonin për të parë nga afër zhvillimet pozitive. Gjatë këtij takimi Ki-moon ka përshkruar edhe rrethanat në OKB përgjatë procesit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.​

Kategoritë
LajmeVendi