Banesat e shtetit për çifte të reja, LVV thotë se janë kontaktuar komunat për caktimin e lokacioneve

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një njoftim në faqen zyrtare ku thonë se projekti për banimin e përballueshëm po jetësohet. LVV thotë se ministri Liburn Aliu tashmë ka njoftuar komunat për t’i caktuar lokacionet e përshtatshme që i plotësojnë kriteret për ndërtimin e banesave.

Këto banesa do të jenë për çiftet e reja, punëtorët e administratës dhe familjet me të hyra të kufizuara, e që do t’iu mundësohet t’i marrin këto banesa me çmimet të përballueshme.

VV thotë se përmes kësaj do të eleminohen getot dhe do të ketë mundësi banimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Projekti për Banimin e Përballueshëm po jetësohet.Ministri i MPHI-së, Liburn Aliu, ka njoftuar sot që tashmë është dërguar thirrja te komunat që t’i caktojnë lokacionet e përshtatshme që plotësojnë kriteret për ndërtimin e banesave. Qiftet e reja, punëtorët e administratës dhe familjet me të hyra të kufizuara do të mund të marrin banesa me çmime të përballueshme, ka thënë ai.Do të eliminohen getot. Mundësi banimi për të gjithë qytetarët e Republikës!”, shkruhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Kategoritë
LajmeVendi