Banka Botërore do të sigurojë shumën e parë prej 1,78 miliard dollarësh për rimëkëmbjen e Turqisë

Banka Botërore njoftoi se ka nisur gjithashtu vlerësimin e shpejtë të dëmeve për të vlerësuar shkallën e katastrofës dhe për të identifikuar zonat prioritare për t’i mbështetur në rimëkëmbjen dhe rindërtimin e tyre

Banka Botërore njoftoi të enjten se do të sigurojë shumën e parë në vlerën 1,78 miliard dollarë ndihmë për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Türkiye-s pas tërmeteve të fuqishme, transmeton Anadolu.

Qëllimi është të ndihmohet rimëkëmbja e vendit pas tërmeteve shkatërruese në Türkiye, thuhet në një deklaratë.

Banka Botërore njoftoi se ka nisur gjithashtu vlerësimin e shpejtë të dëmeve për të vlerësuar shkallën e katastrofës dhe për të identifikuar zonat prioritare për t’i mbështetur në rimëkëmbjen dhe rindërtimin e tyre.

“Në emër të Grupit të Bankës Botërore, ua shprehim ngushëllimet tona më të thella qytetarëve të Türkiye-s dhe Sirisë për humbjen e madhe që keni pësuar si pasojë e tërmeteve shkatërruese. Ne ofrojmë ndihmë emergjente dhe jemi duke përgatitur një vlerësim të shpejtë të gjendjes urgjente dhe nevojat e larta në terren. Kjo do të identifikojë fushat prioritare për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e vendit”, tha Presidenti i Grupit të Bankës Botërore, David Malpass.

Partneriteti i Bankës Botërore me Türkiye-n daton që nga viti 1950 dhe ajo është një partner kryesor në menaxhimin e rrezikut të fatkeqësive, zhvillimin urban dhe efikasitetin e energjisë në vend.

Kategoritë
BotaLajme