Banketi i parë i Kate Middleton si Princesha e Uellsit: Dhe veshi diademën që i përkiste Princeshës Diana për herë të parë si Princesha e Uellsit

Ditën e djeshme ka nisur një epokë e re për Kate Middleton, pasi ajo mori pjesë për herë të parë në një banket mbretëror si Princesha e Uellsit dhe për këtë rast ajo i bëri homazhe Princeshës Diana dhe Mbretëreshës Elizabeth me bizhuteritë që zgjodhi.

Anëtarët e familjes mbretërore u mblodhën dje për një banket të organizuar nga Mbreti Charles në Pallatin Buckingham. Kate ishte e veshur me një fustan të gjatë të bardhë Jenny Packham që kishte zbukurime argjendi në shpatulla.

Middleton mori pjesë në darkën gala mbretërore dhe veshi diademën që i përkiste Princeshës Diana për herë të parë si Princesha e Uellsit.

Ajo i përshtati dekorimet në fustan me diademën e veshur para saj nga Princesha Diana, titullin e së cilës Middleton e trashëgoi kur Charles u ngjit në fron pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth.
E zbukuruar me 38 perla pika loti, bizhuteri mahnitëse është bërë e preferuara e Princeshës së Uellsit pasi ajo e veshi atë në pritje të ndryshme në 2015, 2016 dhe 2019.

Diadema është bërë për Mbretëreshën Mary në fillim të shekullit të 20-të dhe është modeluar sipas diademës së Kembrixhit Lover.
Për banketin, i cili u mbajt për të mirëpritur presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa në Mbretërinë e Bashkuar, Kate mbante gjithashtu vathë me perla që dikur i përkisnin vjehrrës së saj të ndjerë dhe një byzylyk trefishtë me perla dhe diamant nga koleksioni i bizhuterive të Mbretëreshës Elizabeth.

Kategoritë
BotaLajme