Barazim mes emocioneve në derbin e Europës, Gjermania tani ka alternativë vetëm fitoren

“Al Bayt” u bë arena e një ndeshjeje të bukur, shumë të luftuar me raste nga të dyja krahët por me asnjë fitues. Në derbin europian mes Spanjës dhe Gjermanisë nuk pati fitues. Dy shënues të ardhur nga stoli në pjesën e dytë, fillimisht Morata dhe më pas Fullkrug.

Emocione dhe një gol i anuluar për Gjermaninë në pjesën e parë por ata që mund të vuajnë dhe mos të mjaftohen me këtë barazim për të vazhuar më tej janë djemtë e Hansi Flick që numërojnë vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e para por Japonia është vetëm 3 dhe Spanja e Kosta Rika nga 4.

Në ndeshjen e fundit, Gjermania ka nevojë për një fitore të thellë ndaj Kosta Rikës dhe një dhuratë nga Spanja pasi çdo rezultat tjetër përveç 3-pikëshit do të thotë automatikisht largim nga botërori që në fazën e grupeve.

Kategoritë
Sport