Barcelona dërgon 16 futbollistë në Kupën e Botës

Barcelona do të dërgojë një rekord të klubit prej 16 lojtarësh në Kupën e Botës “Katar 2022”, duke kaluar kështu numrin e mëparshëm prej 14 në Kupën e Botës 2018 të zhvilluar në Rusi.

Blaugranët tashmë kanë hyrë në pushim dhe do të rikthehen në aksion më 31 dhjetor, në ndeshjen kundër Espanyolit.

Spanja është kombëtarja që ka ftuar më së shumti futbollistë nga Barcelona për Kupën e Botës – gjithsej 7.

Vetëm pesë futbollistë të skuadrës së parë nuk janë ftuar; Marcos Alonso, Inaki Pena, Hector Bellerin, Franck Kessie dhe Sergi Roberto.

Lista e plotë e futbollistëve të Barcelonës që do të marrin pjesë në Katar:

Spanjë – Eric Garcia, Jordi Alba, Pedri, Gavi, Sergio Busquets, Ansu Fati, Ferran Torres.

Francë – Jules Kounde, Ousmane Dembele.

Holandë – Frenkie de Jong, Memphis Depay.

Danimarkë – Andreas Christensen

Brazil – Raphinha

Uruguai – Ronald Araujo

Gjermani – Marc-Andre Ter Stegen

Poloni – Robert Lewandowski.

Kategoritë
Sport