Barcelona do ta bëjë të pamundurën ta largojë nga ekipi top yllin këtë verë

Barcelona është në pritje të një oferte luksoze nga Arabia Saudite për sulmuesin Vitor Roque, sipas asaj që raporton gazeta katalanase SPORT.

18-vjeçari brazilian u bë pjesë e Barcelonës në vitin 2024 në një marrëveshje që kushtoi plotë 65 milionë euro.

Sidoqoftë, koha e tij tek Barcelona nuk ka shkuar ashtu siç ai do të kishte dëshiruar, pasi Roque nuk bënte pjesë aspak në planet e Xavi Hernandez gjatë kohës sa ai ishte në krye.

Përkundër faktit që trajneri i ri Hansi Flick, e përfshiu Roquen në ekipin e tij që do të udhëtojë në Amerikë, SPORT raporton se largimi i lojtari këtë verë është i sigurt.

Barcelona preferon ta largojë në formë huazimi, por janë në dijeni të interesimit nga Al Hilali, klub ku luan edhe bashkëkombasi i tij Neymar.

 

Në rast se një ofertë e madhe mbërrin, atëherë Barcelona do ta bëjë të pamundurën që ta pranojë atë, duke marrë parasysh problemet që kanë me fair-play financiar dhe dëshirës për të nënshkruar me Nico Williams.

Porto më herët kishte shprehur interesim për Roquen, por ishte tërhequr nga gara për nënshkrimin e tij shkaku i kërkesave të larta nga ana e Barcelonës.

Një ofertë stratosferike nga Al Hilali mund ta ndryshojë situatën, duke e lejuar Barcelonën ta largojë nga ekipi dhe të lehtësojë barrën financiare.

Kategoritë
LajmeSport