Barcelona prej vitesh ndodhet në një krizë të madhe financiare, dhe një “lak në fyt” për klubin katalanas janë edhe pagat që paguajnë për tre futbollistë që kanë lënë prej kohësh Camp Noun.
Lionel Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, të cilët aktualisht luajnë për Inter Miami, janë ende në listën e pagave të Barcelonës.
Messi e la Barcelonën në vitin 2021 për të shkuar te PSG përpara se të transferohej në Inter Miami në vitin 2023, të njëjtin vit kur edhe Busquets dhe Alba u larguan nga Barcelona për t’iu bashkuar ekipit të Inter Miami.
Kjo lidhet me paratë që ata duhet të kishin fituar gjatë sezonit 2020/2021, i cili u vështirësua për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Atëherë të tre pranuan shtyrjen e pagesave për të ndihmuar klubin në situatën financiare, dhe tani Barcelona po shlyen këto borxhe.
Sipas marrëveshjes, pagesa e fundit nga Barcelona për Messin, Busquetsin dhe Alban do të bëhet në dhjetor.