Barcelona i kthehet fitores, Lewa “shpërthen” me tri gola

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore në javën e nëntë në La Liga, duke mposhtur 3:0 Alavesin.

Tri golat për ekipin e Hansi Flick i shënoi Robert Lewandowski dhe këtë e arriti në 45 minutat e parë të pjesës së parë, shkruan Indeksonline

Lewa shënoi në minutat, 7’të, 22’të dhe 32’të me asistet e Raphinha (2) dhe Garcia.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 24 pikëve, tri më shumë se vendi i dytë, Real Madrid (21).

Kategoritë
Sport