Barcelona kërkon pasuesin e Lewandowskit, slloveni opsioni më i favorshëm

Barcelona e nisi sezonin e ri të ligës spanjolle me gjashtë fitore në po aq ndeshje të luajtura dhe është e vetmja skuadër me sukses të plotë në La Liga, ndërsa sulmuesi Robert Lewandowski po luan sikur në vitet më të mira të karrierës së tij në Bayern.

Ai e nisi sezonin me gjashtë gola dhe aktualisht është golashënuesi më i mirë i ligës, por është 36 vjeç dhe kontrata e tij me Barcelonën skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Sipas Sport-it katalanas, drejtuesit e klubit po kërkojnë një zgjidhje afatgjatë në pozicionin e sulmuesit dhe një lojtar që mund të zëvendësojë polakun me përvojë, ndërsa në listën e dëshirave janë tre futbollistë.

I pari është Erling Haaland, i cili nuk është vetëm dëshirë e Barcelonës, por edhe e shumë klubeve të tjera evropiane, por është e qartë se ai është një objektiv i paarritshëm, ndërsa dy të tjerët janë më të realizueshëm.

Në listën e dëshirave janë suedezi Viktor Gyökeres, i cili luan për Sportingun dhe përfaqësuesen e Suedisë, si dhe slloveni Benjamin Sheshko, i cili do të ishte opsioni më i favorshëm nga ky treshe.

Thuhet se Barcelona mund ta sigurojë atë për 65 milionë euro dhe ai do të ishte përforcimi ideal për katalanasit për shkak të mundësisë së përparimit të mëtejshëm, si dhe do të bashkohej me ish-bashkëlojtarin e tij nga Leipzigu, Dani Olmo, i cili u transferua te Barça këtë verë.

Kategoritë
Sport