Mounir Nasraoui, babai i Lamine Yamalit, festoi me të birin pas fitores së Barcelonës 3:2 në finalen e Kupës së Mbretit dhe pranoi se dikur kishte qenë tifoz i Real Madridit.
Nasraoui iu bashkua festës së lojtarëve të Barcelonës në fushë dhe fotoreporterët e kapën edhe përpara hotelit pas ndeshjes, kur tha:
“Edhe pse isha tifoz i Realit, nuk më intereson. Barcelona është ajo që më ushqen,” pranoi me sinqeritet Mounir, ndërsa deklarata e tij u bë virale.
Kujtojmë se Lamine Yamal luajti një rol kyç në finale, duke dhënë dy asistime që ndihmuan Barcelonën të fitojë një tjetër trofe.
Barcelona në një finale spektakolare të Kupës së Mbretit mposhti Real Madridin me rezultat 3:2 pas kohës shtesë, duke siguruar trofeun e saj të 32-të në këtë garë. Ndeshja, e zhvilluar në stadiumin “La Cartuja” në Sevilje, ishte e mbushur me emocione, përmbysje dhe vendime të diskutueshme nga gjyqtari.