Barcelona në një krizë të rëndë financiare, njeriu i parë Joan Laporta paralajmëron përforcime të reja të mëdha

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka paralajmëruar katër nënshkrime të reja për merkaton e verës, edhe pse prej muajsh përflitet se klubi është në një situatë të vështirë financiare.

Së bashku me katër lojtarët e rinj, presidenti i Barcelonës ka premtuar vazhdimin e kontratës së kapitenit Sergio Busqeuts, si dhe rikthimin e dy lojtarëve nga huazimi. Është e qartë se tifozët po ëndërrojnë rikthimin e Lionel Messit, por duket thuajse e pamundur.

Vetë Laporta me një njoftim bombastik ka thënë se resurset e Barcelonës janë të kufizuara, por megjithatë ka bërë të ditur se skuadra do të jetë edhe më e fortë.

“Këtë verë do të blejmë katër lojtarë të rinj dhe gjithçka varet nga oferta në merkato. Në sulm na mungon një tjetër pjesë për të plotësuar enigmën, por duhet të dimë që burimet tona janë të kufizuara. Do të rikthejmë dy lojtarë. nga huazimi dhe do të vazhdojmë kontratën edhe me kapitenin Busquets”, ka thënë Laporta.

Pas kësaj, ai iu përgjigj edhe akuzave se ky klub më parë ka dhënë ryshfet për arbitrat.

“Le të jetë e qartë për të gjithë se Barcelona kurrë nuk i ka dhënë ryshfet një arbitri dhe kurrë nuk ka pasur për qëllim ta bëjë këtë. Absolutisht kurrë,” tha Laporta.

Barcelona aktualisht është në vendin e parë në La Liga spanjolle me nëntë pikë përpara Real Madridit të vendit të dytë.

Këtë sezon ata po luajnë shumë mirë në kampionatin vendas, por sigurisht që është e dhimbshme për tifozët që të bien nga Champions League, ku nuk arritën të kalojnë fazën e grupeve përkrah Bayernit dhe Interit. Pas kësaj, ata luajtën në Europa League, ku u eliminuan nga Manchester United.

Kategoritë
Sport