UEFA në vitin 2009 prezantoi rregullin e fair-play-it financiar për të parandaluar klubet të shpenzojnë në mënyrë të pakontrolluar, domethënë për të sjellë futbollistë në përputhje me gjendjen e tyre financiare në bankë.
Por duket se Barcelona nuk po i përmbahet shumë këtyre rregullave, dhe informacioni i fundit që ka rrjedhur në media tregon se ky rregull është zhvlerësuar në rastin e gjigantit katalanas.
Barcelona ka sjellë lojtarë në vitet e fundit dhe vetëm në dy sezonet e fundit ka shpenzuar 100 milionë euro, megjithatë ende i detyrohet shumë klubeve evropiane shuma të mëdha për transfertat e së kaluarës.
Leeds që nga viti 2022 pret këstet e para për dëmshpërblimin për Raphinhan në shumën prej 42,5 milionë euro, Manchester City pret pagesën prej 26 milionë eurosh për Ferran Torresin, por kjo nuk është fundi i listës së klubeve të cilave Barcelona ende u ka borxh.
Sevillës, Barcelona i detyrohet 24,5 milionë euro për Jules Kounden, ndërsa Bayernit i detyrohet 21 milionë euro për Robert Lewandowskin.
Të gjithë pyesin se si është e mundur kjo, por nëse paratë nuk fillojnë së shpejti të mbërrijnë në llogaritë e këtyre klubeve, i gjithë rasti mund të përfundojë në gjykatë.