Barcelona po shqyrton mundësinë për të luajtur në një vend tjetër, përmendet Lindja e Mesme

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, raportohet se i ka kërkuar klubit të shqyrtojë mundësinë e largimit nga La Liga mes skandalit të pagesave të arbitrave.

Blaugranët po shqyrtojnë mundësinë për të luajtur në një ligë tjetër, në rast se përballen me sanksione të rënda sportive, qoftë nga qeveria spanjolle, apo UEFA

Në këtë fazë nuk është marrë asnjë vendim, por Laporta ka kërkuar një raport të detajuar për opsionet që ka.

Bordi i Barcelonës është i bindur se nuk do të jepet asnjë dënim për rastin Negreira, pavarësisht se ekziston mundësia e përjashtimit nga garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Klubi katalonas është nën hetim pasi dyshohet se ka paguar një zyrtar të lartë të arbitrave mbi 7 milionë euro mes viteve 2001-2018.

Barça nuk ka zgjedhur ende ndonjë ligë specifike, sipas mediumit spanjoll “OnzeTV3”. Megjithatë, thuhet se ka interes që të luajë në Lindjen e Mesme, atje ku aktualisht futbolli është i mbushur me para.

Paris Saint-Germaini luajti një miqësore kundër Riyadh All-Stars në janar, duke parë Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe yjet tjerë duke u përballur me një skuadër që përfshinte Cristiano Ronaldon.

Megjithatë, çdo vendim duhet ta marrë fillimisht aprovimin pas mbledhjes së aksionarëve të klubit.

Kategoritë
LajmeSport