Barcelona shpejt zmbrapset për Leaon shkaku i çmimit që kërkon Milani

Barcelona është përballur me një goditje të re në shpresat e saj për të nënshkruar me anësorin e Milanit, Rafael Leao për të forcuar krahun e majtë të sulmit.

Sipas La Gazetta Dello Sport, klubi italian nuk ka ndërmend të humbasë anësorin e tyre të çmuar pasi e ka nënshkruar atë me një kontratë afatgjatë së fundmi.

Ata do të kërkojnë një shumë prej 175 milionë eurosh për ta konsideruar shitjen e tij.

Në këtë pikë, Blaugranët nuk mund të përballojnë as gjysmën e kësaj shifre.

Kjo do të thotë që Barcelona do të duhet të shikojë opsione të tjera për të forcuar vijën e saj të parë. Lojtari i Juventusit, Federico Chiesa mbetet një opsion i lirë.

Blaugranët po vëzhgojnë gjithashtu të ardhmen e anësorit të Bayern Munichut, Kingsley Coman, i cili ka luajtur nën drejtimin e Flick.

Kategoritë
LajmeSport