Barcelona zhbllokon derbin ndaj Real Madridit, shënohet autogol

Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Ndeshja nisi më mirë për mbretërit, duke shënuar me Karim Benzeman, por goli u anulua për pozitë jashtëloje.

Barcelona shënoi në minutën 26-të, kur Franck Kessie doli i vetëm me portieri, por gjuajtja e tij u devijua nga Eder Militao.

Goli u anulua fillimisht, por pastaj u pranua pasi u rishikua në VAR.

Ndeshja po zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’ dhe mbretërit nuk do ta pranojnë këtë rezultat.

Kategoritë
Sport