Barcelonë, kompania turke Limak do të rinovojë stadiumin Camp Nou

Klubi spanjoll pas takimit të bordit drejtues, njoftoi se fillimi i punimeve pritet në qershor, kur të përfundojë sezoni

Klubi i futbollit Barcelona njoftoi se kompania turke Limak Construction do të jetë përgjegjëse për rinovimin e stadiumit Camp Nou, raporton Anadolu Agency (AA).

Klubi spanjoll pas takimit të bordit drejtues, njoftoi se fillimi i punimeve pritet në qershor, kur të përfundojë sezoni.

Limak është një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Türkiye, e cila ka realizuar shumë projekte ndërkombëtare.

Kampioni i pesëfishtë i Evropës, Barcelona, ndeshjet e saj në shtëpi i luan në Camp Nou. Kapaciteti i stadiumit është 99.354 vende, duke e bërë atë stadiumin më të madh në Evropë.

Kategoritë
BotaLajme