Barrikadat bllokojnë dialogun, pushteti akuzon Serbinë

Situata në veri të Kosovës e ka bllokuar dialogun Kosovë-Serbi.

Në partinë në pushtet, akuzojnë Serbinë se përmes strukturave kriminale atje po përpiqet të krijojë rrethana që justifikojnë mospjesëmarrjen e saj në dialog.

Mirëpo, deputetja opozitare e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, thotë se Qeveria e Kosovës me mungesë të koordinimit me aleatët ndërkombëtarë e ka sjellë vendin në një situate.

Ndërkohë, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike,
shton se nëse nuk largohen barrikadat në veri nga KFOR-i apo serbët lokalë atje nuk i largojnë vetë, atëherë do të duhet një raund i negociatave në Bruksel për të zgjidhur këtë çështje, e cila sipas tij, është një fatkeqësi.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, thotë se janë të angazhuar plotësisht në lehtësimin e de-eskalimin e situatës në veri.

Po bëhen dy javë që kur janë ngritur barrikadat në veri, njëkohësisht edhe mbyllur dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Kategoritë
LajmeVendi