Bashar Al-Asad vizitë të papritur në Iran, takon liderin suprem Khamenei

Khamenei tha se “duhen bërë përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve më shumë se më parë”

Udhëheqësi iranian Ali Khamenei tha se duhet të bëhen përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet midis vendit të tij dhe regjimit sirian të Bashar Al-Asadit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Khamenei u takua me Bashar Al-Asadin, liderin e regjimit sirian, i cili realizoi një vizitë të papritur në Teheran.

Gjatë takimit, në të cilin u diskutuan çështjet rajonale dhe zhvillimet e fundit në Siri, Khamenei tha se “duhen bërë përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve më shumë se më parë”.

Gjatë vizitës së Asadit tek Khamenei, të pranishëm ishin edhe presidenti iranian Ebrahim Raisi, komandanti i Forcave Quds të Gardës Revolucionare Ismail Kaani dhe ministri i Jashtëm Huseyin Emir Abdullahiyan.

Asad u largua nga Irani pas takimit me presidentin Raisi.

Kategoritë
BotaLajme