Bashkëjetesa e ndaluar me ligj në Arabinë Saudite, çfarë do të ndodh me Ronaldon i cili bashkëjeton me Georgina Rodriguez

Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez do të përjashtohen nga ligji që ndalon çiftet e pamartuara të jetojnë në të njëjtën shtëpi në Arabinë Saudite.

Al Nassr, një nga skuadrat e Ligës së Arabisë Saudite, ka mbajtur një ceremoni të hapur nënshkrimi për futbollistin portugez Cristiano Ronaldo, të cilin e ka shtuar në stafin e tij.

Ronaldo, i cili erdhi në ceremoni me të dashurën e tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tij, nënshkroi një kontratë 2.5-vjeçare me të cilën do të fitojë 200 milionë dollarë në vit.

Për këtë transferim autoritetin e tij e përdori edhe mbreti i Arabisë Saudite.

Mbreti hoqi përjashtimin nga martesa për të dashurën e Ronaldos, Georgina Rodriguez. Sipas ligjit të Arabisë Saudite, çiftet e pamartuara ndalohen të jetojnë në të njëjtën shtëpi dhe ka dënime të rënda.

Edhe pse Ronaldo ka fëmijë nga Rodriguez, me të cilin ka 7 vite bashkë, ai nuk u martua.

Kategoritë
LajmeSport