Futbollisti i Kombëtares së Algjerisë, Nabil Bentaleb është shtrirë në spital pas një sulmi në zemër.
Gjendja e futbollistit të Lille momentalisht është stabile, por që raportohet nga “RMC Sport”, se ka shumë gjasa të pensionohet.
29-vjeçari është bashkëlojtar i lojtarit kosovar, Edon Zhegrova në ekipin francez, Lille.
Mesfushori gjatë sezonit të kaluar me skuadrën nga Ligue 1 zhvilloi 26 ndeshje dhe bëri tri asiste.