Bashkëthemeluesi i Pink Floyd, Roger Waters pohon se është në “listën e Ukrainës për likuidim”

“Rusia nuk duhej të ishte inkurajuar të sulmonte Ukrainën”, tha Waters.

Bashkëthemeluesi i grupit të famshëm muzikor Pink Floyd, Roger Waters, pretendon se emri i tij është në listën e Ukrainës për likuidim.

“Mos harroni, unë jam në listën e vrasjeve të mbështetur nga qeveria ukrainase. Ata kanë vrarë njerëz kohët e fundit. Kur të vrasin, në foton tënde shkruajnë ‘i likuiduar’. Epo, unë jam një nga ata”, tha Waters në një intervistë për revistën “Rolling Stone”.

Duke fajësuar qeveritë perëndimore për luftën aktuale në Ukrainë, Waters tha se Rusia nuk duhej të ishte inkurajuar të pushtonte Ukrainën pas përpjekjeve 20-vjeçare për ta shmangur luftën duke ju propozuar qeverive perëndimore rrugë diplomatike.

I pyetur për raportet e krimeve të kryera nga ushtria ruse në Ukrainë, Waters tha se kjo është propagandë.

“Ju i keni parë raportet e asaj që sapo ju përshkrova si propagandë perëndimore. Kjo është krejtësisht e kundërta e raportimit të propagandës ruse. Rusët ndërhynë në zgjedhjet tona, rusët janë këta, rusët janë ata. Të gjitha janë gënjeshtra”, tha Waters.

Për shkak të deklaratave kontroverse për luftën në Ukrainë, Waters anuloi koncertet që ishin planifikuar në Poloni.

Waters ishte planifikuar të performonte në Krakov prillin e ardhshëm përpara se media polake të nxirrnin një letër që ai i shkroi zonjës së parë të Ukrainës, Olena Zelenska, duke fajësuar nacionalistët ekstremë në Ukrainë për vendosjen e vendit në një rrugë katastrofike.

Kategoritë
BotaLajme