Basketboll: Sot takohen rivalët e vjetër Prishtina – Peja

Sot në Prince Caffe Superligën në basketboll do të luhet derbi i zjarrtë mes dy rivalëve të vjetër.

Do të takohen Prishtina dhe Peja.

Loja zhvillohet në orën 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Të dy skuadrat janë përforcuar me basketbollistë vendorë dhe të huaj, dhe pritet një super ndeshje këtë të diel, siç ka qenë gjithmonë mes këtyre dy skuadrave.

Kategoritë
Sport