Basketbollisti dhe mbështetësi i Feto-së, Enes Kanter i ankohet Papa Françeskut për Erdoganin

Enes Kanter, i cili ishte armiqësor ndaj Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan duke u shfaqur në televizionet amerikane dhe greke, këtë herë iu lut Papës.

Mbështetësi i FETO-s Kanter, i cili u takua me Papa Françeskun, liderin shpirtëror të katolikëve dhe presidentin e Vatikanit, si mysafir i Vatikanit, vjelli edhe një herë urrejtjen e tij.

“Fetullah Gylen ju dërgoi selam” tha anëtari i FETÖ-së dhe më pas renditi ankesat e tij.

Kanter, djali i birësuar i liderit të FETO-s, kapi dorën e Papës dhe tha: “Erdogan po shkatërron vendin tim, Turqinë. Ju lutemi lutuni për vendin tim.” Më pas, Papa fillimisht e pyeti Kanterin sa i gjatë ishte, më pas tha: “Nëse luteni për mua, unë do të lutem për ju”.

Kategoritë
BotaLajme