Bayern Munich e ka qartësuar situatën sa i përket portierit Manuel Neuer para duelit të tyre të kthimit në Ligën e Kampionëve ndaj Interit.
Disponueshmëria e Neuer për duelin e kthimit ka qenë në dyshim për trajnerin Vincent Kompany, pasi veterani gjerman ishte në garë me kohën për t’u rikuperuar nga një lëndim muskular.
Ani pse raportimet e së martës sugjeruan se portieri do të jetë në gjendje të ftohet për këtë ndeshje edhe nëse nuk është e garantuar se do të luajë, emri i tij ishte mungesë në listën e lojtarëve të ftuar.
Siç ka konfirmuar Bayern Munich përmes kanaleve të tyre zyrtare, Kompany ka emëruar listën prej 22 lojtarëve që do të udhëtojnë në Itali, por 39-vjeçari mbeti jashtë saj.
Klubi më vonë shpjegoi se Neuer do të mungojë shkaku i lëndimit, por do të udhëtojë në Milano për ta mbështetur skuadrën.
Një lajm pozitiv për Bayernin është fakti që Kompany ka qenë në gjendje t’i ftojë Kinglsey Coman dhe Aleksandar Pavlovic, të cilët munguan në ndeshjen e parë shkaku i lëndimit.
Kujtojmë se në ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘Allianz Arena’, Interi fitoi me rezultat 2-1 falë golave nga Lautaro Martinez dhe Davide Frattesi.