Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin maroken Mazraoui si transferim i lirë

“Që në diskutimet e para me FC Bayern, pata një ndjenjë të mirë dhe jam i emocionuar për t’iu bashkuar një prej klubeve më të mëdha në Evropë”, tha Mazraoui

Klubi gjerman Bayern Munich njoftoi se ka nënshkruar me mbrojtësin e djathtë maroken Noussair Mazraoui si një transferim i lirë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bavarezët thanë se 24-vjeçari nënshkroi një kontratë katërvjeçare që do të zgjasë deri në vitin 2026.

“Që në diskutimet e para me FC Bayern, pata një ndjenjë të mirë dhe jam i emocionuar për t’iu bashkuar një prej klubeve më të mëdha në Evropë”, tha Mazraoui.

“FC Bayern sapo është bërë kampion i Gjermanisë për të 10-tin vit radhazi dhe do të jetë ndër pretendentët për të fituar sërish Champions League sezonin e ardhshëm. Kam zgjedhur këtë klub sepse mund të fitoj titujt më të mëdhenj këtu”, shtoi ai.

Mazraoui, i cili bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Ajax-it në vitin 2018, ndihmoi klubin holandez të fitonte tre tituj të Eredivisie në vitet 2019, 2021 dhe 2022, si dhe dy Kupa Holandeze në vitet 2019 dhe 2021.

Ai shënoi 10 gola dhe nëntë asistime në 137 ndeshje për klubin holandez, ndërsa regjistroi një gol në 12 ndeshje për kombëtaren marokene.

Kategoritë
LajmeVendi