Bayern Munich është i interesuar të sjellë një nga talentet më emocionues të Evropës në Allianz Arena verën e ardhshme, por do të duhet një ofertë prej rreth 100 milionë euro për ta rrëmbyer atë.
Bavarezët janë në kërkim të talenteve sulmues. Ata po ndjekin në mënyrë aktive një lëvizje për lojtarin e Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, i cili gjithashtu po gjurmohet nga Real Madrid dhe Manchester City.
Ndërkohë, Leverkuseni shpreson të bindë 21-vjeçarin që të nënshkruajë një kontratë të re në ‘BayArena’ pasi kontrata e tij skadon në vitin 2027.
Për sa i përket objektivave të tjera, sulmuesi i Athletic Bilbaos, Nico Williams, gjithashtu admirohet nga drejtorët sportivë Max Eberl dhe Christoph Freund, por duket se menaxheri Vincent Kompany është i tërhequr nga reprezentuesi i ri anglez, Jamie Gittens.
Sipas Sky Sports Germany, Bavarezët kanë mbledhur informacione për sulmuesin e talentuar anësor dhe po monitorojnë situatën e tij nga afër.
Në fakt, Kompany dhe Eberl po ‘tërbohen’ me Gittens, i cili ka shënuar nëntë gola në 24 paraqitje për Borussia Dortmund këtë sezon.
22-vjeçari, më parë pjesë e akademisë së Chelseat dhe Manchester City, iu bashkua skuadrës gjermane në vitin 2020 përpara se të bënte debutimin e tij në Bundesligë në prill të 2022.
Që atëherë ai është bërë një lojtar i rregullt i skuadrës së parë të Dortmund dhe si rezultat i paraqitjeve të tij të shkëlqyera, duket se klube të shumta ‘të mëdha’ kanë shprehur tashmë një interes për një lëvizje gjatë verës, përfshirë Bayernin.
Sidoqoftë, ata do të duhet të shpenzojnë shumë nëse duan të rrëmbejnë Gittens nga Dortmundi, i cili do të bëjë “çdo gjë që mundet” për ta mbajtur atë.
Nëse sulmuesi anësor i lindur në Reading shpreh dëshirën e tij për t’u larguar, atëherë Dortmundi do të kërkojë një tarifë prej rreth 100 milionë euro.